Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet pas një ndalimi të shkurtër për arsye siguri

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet pas një ndalimi të shkurtër për arsye siguri

Aeroporti Adem Jashari Prishtinë

Një kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke evakuuar personelin dhe pasagjerët për arsye sigurie por që pas kontrolleve ka rezultuar një alarm i rremë.

Zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara bëri të ditur se “se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari' është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë.

Në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë disa herë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet

Një kërcënim i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës.
Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.


Zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara bëri të ditur se “se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari' është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”


Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë.
Në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë disa herë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.
Më herët më 24 maj, një tjetër kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultuar si alarm i rremë./REL

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë