U dha alarm për bomba në katër shkolla në zonat me shumicë serbe në Kosovë, Policia e Kosovës konfirmon se raportimet ishin të rreme

U dha alarm për bomba në katër shkolla në zonat me shumicë serbe në Kosovë, Policia e Kosovës konfirmon se raportimet ishin të rreme

Foto ilustruese

Në një njoftim për media PK-ja ka thënë se këto kërcënime janë bërë nëpërmjet formës elektronike dhe linjave telefonike mëngjesin e së enjtes për rreth 30 lokacione në rajone të ndryshme.

PK-ja ka bërë të ditur se ka evakuuar personat në perimetrat e sigurisë, ndërsa do të vazhdojë angazhimin për ruajtjen e rendit kushtetues, garantimin e sigurisë në nivel vendi, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Më herët, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriu, Branislav Radoviç, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se që nga mëngjesi i sotëm janë duke pranuar raportime anonime për bomba në institucionet arsimore, kryesisht shkollat fillore.

"Nxënësit, të punësuarit janë evakuuar, si dhe është siguruar vendi", tha Radoviç, duke shtuar se alarme për bomba kishin arritur në shkollat në të gjitha komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë funksionojnë në sistemin serb.

Ndërkohë ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeveri të Serbisë. Ajo ka thënë se në të gjitha shkollat e zonave me shumicë serbe në Kosovë ka pasur kërcënime anonime për bomba.

“Në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, nxënësit do të referohen në klasa online derisa të kontrollohen pretendimet për kërcënime, dhe puna e shkollave në komunitetet serbe tani varet nga efikasiteti i kontrollit nga Policia e Kosovës në të gjithë shkollat”, thuhet në deklaratë.

Alarm për bombë ka pasur edhe në shkollën fillore “Kral Millutin” në Graçanicë afër Prishtinës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Vlladimir Millkiç, drejtor i shkollës.

“Sot nuk do të ketë mësime, do të mbahen online”, ka thënë Milkiç.

Ai ka shtuar se Zyra “dënon veprime të tilla anti-civilizuese, pengimin e punës së shkollave dhe ngacmimin e fëmijëve që ndjekin këto institucione arsimore”.

Më herët, raporte anonime iu dërguan me e-mail institucioneve arsimore që punojnë sipas sistemit të Kosovës. Të gjitha kanë rezultuar të rrejshme./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit