Sërish në alert autoritetet belge.Një person është arrestuar në Bruksel, pas një telefonate se në një qendër komerciale do të shpërthejë një bombë . Mediat belge të cilat citojnë burime policore thonë se i dyshuari mbante nje brez te mbushur me krip e cila në fillim u mendua se ishte eksploziv. Sipas autoriteteve personi mund të jetë me çrregullime mendore .
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje kryeministri Charles Michel ka thirrur me urgjencë komisionin e e emergjencave duke e konsideruar situatën shumë të rëndë.
E gjithë zona pranë qendrës komerciale u evakua dhe u izolua .
Situata në Belgjikë vijon të jetë e tensionuar dhe është rikthyer sërish niveli 3 i sigurisë. Masat e sigurisë janë rivendosur vetëm 3 muaj pas shpërthimeve në aeroportin Zaventem dhe në metron e qytetit. Pak ditë më parë u arrestuan 12 persona si të dyshuar se po përgatisnin një sulm terrorist në ndeshjen Belgjikë-Irlandë.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com