TIRANE- Policia e krimit kibernetik po heton alarmin për bombë, i cili pas kontrolleve rezultoi fals- që mbërriti thuajse në të gjitha adresat e emaileve të të gjitha shkollave të qytetit të Tiranës mëngjesin e sotëm.

Skenari është i ngjashëm me atë që është përdorur dhe më përpara në Maqedoninë e Veriut ku grupi hetimor ka dyshime se bëhet fjalë për të njëjtin person, bëjnë të ditur burimet për shqiptarja.com

 Policia e krimit kibernetik që po heton ka dyshime se autori pasi ka gjetur listën me emailet e institucioneve arsimore ka përgatitur mesazhin e kërcënimit.

Kontrollet e shkollave

Alarmi shkaktoi frikë tek prindërit, ndërsa fëmijët në disa shkolla ku ka pasur kontrolle të policisë dolën jashtë në oborr, por më pas u rikthyen në klasa e mësimi ka vijuar.  Policia e Krimit kibernetik po verifikon se nga është dërguar emaili.

Nje email që Report Tv ka siguruar i është dërguar Shkollës Katund i Ri.

E-mail është dërguar mëngjesin e sotëm në orën 04:15 tek adresa '[email protected]'. Personi që e ka dërguar ka shkruar me përmbajtje të ekstremizmit fetar islamik duke kërcënuar këdo që do e pengojë, në qëllimin dhe targetin e tyre që mesa duket janë mësuesit, të cilët janë kërcënuar rëndë.

Megjithatë mbetet e dyshimtë autenticiteti i këtij e-mail, pasi siç dihet kohët e fundit.

Policia kreu kontrolle dhe në shkolla të tjera 9-vjeçare në Tiranë. Bëhet fjalë për shkollën 'Vaçe Zela' në rrugën Eshref Frashëri dhe në shkollën 'Gustav Majer' në rrugën Frosina Plaku, pranë 21-dhjetorit. Sakaq, kontrolle ka patur edhe në gjimnazin 'Sami Frashëri' në kryeqytet.

Pas kontrolleve të policisë, mësimi vijon normalisht. 

Emaili qe shkoi ne adresat e shkollave ne Tirane 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Alarmi për bombë ishte fals, mësimi vijon normalisht, mësuesit qetësojnë prindërit e shqetësuar përmes grupeve në whats app

 

Alarmi për bombë që më pas rezultoi fals alarmoi shumë prindërit e nxënësve nëpër shkollat e Tiranës.

Në shkollën 9 – vjeçare “Gustav Majer’ policia ka qenë rreth orës 8 të mëngjesit për kontrolle në këtë shkollë. Fëmijët janë nxjerr jashtë në oborr në mëngjes për të kryer kontrolle.  Ndërkohë ka pasur dhe prindër që kanë shkuar për ti marrë fëmijët por më pas janë qetësuar nga mësuesit.

Ndërkohë shumë mësues kanë qetësuar prindërit përmes grupeve të ëhats ap duke u dërguar atyre dhe foto nga klasa ku ndodheshin dhe fëmijët që të vërtetonin se gjithcka është mirë dhe mësimi vijon normalisht

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet e filmuara mëngjesin e sotëm në shkollën :Gustav Majer”