Alarm për bombë, ulje emergjente 
e avionit Egyptair në Uzbekistan 

Një avioni i kompanisë Egyptair i nisur nga Kajro për në Pekin ka bërë ulje të detyruar në Uzbekistan pasi u sinjalizua se në bord kishte një bombë.

Burime të kompanisë konfirmuan se avioni 995 ishte nisur nga Kajro për në Pekin dhe se alarmi për bombë u dha tri orë pas nisjes.

Ishte një telefonatë anonime e cila lajmëroi sigurinë e aeroportit se në bord kishte një bombë. Në Avion ishin 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 118 pasagjerë. 

Për këtë arsye avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin më të afërt.

Pasagjerët u evakuuan dhe punonjësit e sigurisë kontrolluan të gjitha bagazhet e pasagjerëve. Fatmirësisht alarmi rezultoi fals.

Sipas burimeve ky është alarmi i parë i këtij lloji për avion Egyptair, pak kohë pas rrëzimit të Airbus A 320 në ujrat e Mesdheut.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen