TIRANE - Tatimet dhe Doganat nuk kanë realizuar shifrat e planifikuara në periudhën 4-mujore janar-prill 2015. Madje, ato kanë sjellë të ardhura 1 për qind më pak se një vit më parë. Ndonëse të ardhurat buxhetore në total janë 4.3% më të larta se në fund të katërmujorit të parë të 2014-ës, zërat e ndryshëm flasin për problematika të administratës fiskale, të cilat, në rast se nuk shërohen shpejt, do të sjellin një zinxhir bllokues për shtetin shqiptar.
Ndër të ardhurat, bën përshtypje të madhe fakti që të ardhurat e siguruara nga biznesi i vogël janë rreth 70 milionë lekë në 4 muaj, ndërkohë që ishin 380 milionë një vit më parë. Kjo është një rënie në masën 82.5%!
/Shqiptarja.com