Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, lokalizohet grupi nga Irani dhe Rusia që bënte denoncime të rreme

Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, lokalizohet grupi nga Irani dhe Rusia që bënte denoncime të rreme

Foto ilustruese

Sulmet kibernetike kanë prekur edhe Maqedoninë e Veriut, ku kanë qenë target i kërcënimeve mbi 720 objekte që nga muaji tetor. Ata kanë patur alarme të ndryshme me vendosje bombash apo lëndë të tjera shpërthyese.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë sesionit të 11-të grupit punues për drejtësi, liri dhe siguri me temë, “Përforcimi i rezistencës dhe përmirësimi i kapaciteteve për përgjigje të kërcënimeve”, të organizuar nga Lëvizja Evropiane tha se në periudhë prej tre muaj prej në tetor deri në dhjetor të vitit 2022 janë evidentuar gjithsej 380 paraqitje për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ndërsa nga muaji janar deri më 2 mars të këtij viti, ka pasur 584 paraqitje për vendosje të bombave. Ai shtoi se është lokalizuar grupi nga Irani dhe Rusia që kishte bërë denoncime të rreme për “bomba” dhe se punohet zbardhjen e rasteve.

Kërcënimet kanë prekur shkollat por edhe institucionet e tjera me qëllimin që të shkaktojnë panik te qytetarët. Spasovski informoi se punohet në ekspertizën e materiale, në konstatimin e dëshmive, që të mund të dorëzohen kallëzimet penale.

“Ajo varet nga përfundimi i ekspertizës. Zbulimi i asnjë vepre penale nuk mund të përcaktohet me kornizë kohore. Nga ekspertiza do ta dimë saktë se për cilat sulme, në cilën periudhë kohore dhe ndaj cilave institucione janë drejtuar ato. Megjithatë një pjesë e mirë nga ato sulme, kryesisht mendoj se sulmet që janë bërë në janar këtë vit, do të zbardhen, por të presim nuk e dimë saktë se sa përqind” – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, tha se duhet qasje më serioze ndaj këtyre kërcënimeve.

“Fillimisht duhet të vijmë deri te burimi të shohim se nga kush dhe si vijnë këto kërcënime, t’i qartësojmë motivet e tyre dhe qëllimet që duan t’i arrijnë. Për këtë gjë na duhet një dinamikë dhe mjete. Qasjen tonë ndaj këtyre kërcënimeve gjatë gjithë kohës ta përmirësojmë dhe modernizojmë. Kjo është rëndë të arrihet dhe kjo kërkon resurse të mëdha financiare, por kjo është mënyra e vetme që t’i mbrojmë qytetarët nga këto sulme hibride” – tha Garvril Bubevski, shef i prokurorisë Publike.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se në kontekst të sistemit shëndetësor, sulmet kibernetike paraqesin kërcënim aktual.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë