Alarmi HRW-së: Hiqni nenet
që penalizojnë shpifjen

Alarmi HRW-së: Hiqni nenet <br />që penalizojnë shpifjen
PRISHTINE-  Kuvendi i Kosovës duhet të heqë nga Kodi Penal dy nenet që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët të zbulojnë burimet e tyre, thuhet në letrën që u ka dërguar organizata Human Rights Watch (HRW) anëtarëve të Kuvendit të Koosvës.
Presidentja Atifete Jahjaga ka kthyer Kodin Penal për rishqyrtim në Kuvend. Vendimi i presidentes pason kritikat e mëdha të gazetarëve për nenet 37 dhe 38 të Kodit.
“Këto dispozita ndërhyjnë në mënyrë të pajustifikueshme te gazetarët dhe minojnë lirinë e mediave në Kosovë”, ka thënë Lidia Gall, hulumtuese për Evropën Lindore dhe Ballkanin në HRË.
“Kuvendi duhet t’i heqë këto nene dhe ta bëjë Kodin Penal në përputhje me standardet e të drejtave humane. Kuvendi duhet të dijë se këto dispozita rrezikojnë gazetarinë hulumtuese dhe kërcënojnë të drejtën e publikut për t’u informuar”, ka thënë Gall.
Dy nenet e kontestueshme nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare të mediave, neni 37 dhe ai 38, janë cilësuar si “përpjekje për t’I mbyllur gojën gazetarisë hulumtuese”.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror