Alarmi i BSH: Po
largohen investimet
Bilancet e ekonomisë shqiptare me botën kanë ardhur në përkeqësim. Banka e Shqipërisë dhe INSTAT-i, në dy dokumenta të ndryshme, flasin për rënien e investimeve të huaja direkte, rritjen e fluksit dalës të parasë nga Shqipëria dhe frenimin e eksportit.
Vitin e kaluar, gjatë tremujorit të tretë, është vënë re një rritje në masën 50.5 për qind e parasë që është transferuar jashtë vendit. Këtë konstatim e bën Banka e Shqipërisë në analizën e saj të zhvillimeve në sektorin e jashtëm të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, të publikuar dje. Sipas këtij raporti, “në tremujorin e analizuar vihet re një rritje e fluksit të investimeve dalëse të portofolit, me rreth 57.1 milionë euro drejt ekonomive të huaja. Në pjesën më të madhe, rezidentët kanë zgjedhur të investojnë në tituj borxhi. Në terma kumulativë, nëntë muajt e parë të vitit shënuan rritje të investimeve të portofolit të rezidentëve në ekonomitë e huaja me rreth 50.5% në terma vjetorë”.
Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë, por përmasat e tij po bëhen shqetësuese, në një kohë kur po ulen paratë që hyjnë në vend. Gjithnjë sipas BSH, duke përjashtuar të ardhurat nga privatizimet, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte rezultuan rreth 31.2% më të ulëta në terma vjetorë. Investimet e huaja direkte neto (hyrëse–dalëse) në tremujorin e tretë të vitit 2011, rezultuan 166.4 milionë euro ose rreth 32.8% më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, theksohet në raport. Si nëntëmujor, totali i investimeve nga jashtë ishte 25.6% më i ulët se në të njejtën përiudhë të vitit 2010.
Transfertat prej emigrantëve prirjen rënëse vjetore për të katërtin tremujor me radhë. Në tremujorin në fjalë, flukset hyrëse të dërgesave të emigrantëve shënuan rënie me rreth 2.0% në terma vjetorë. Ndërkohë, deficiti i llogarisë korente vijoi të zgjerohet për të dytin tremujor radhazi. Gjatë këtij tremujori deficiti i kësaj llogarie shënoi rritje me rreth 13.1% në terma vjetorë. Për pasojë, ky deficit u vlerësua në 11.4% ndaj prodhimit të brendshëm bruto ose rreth 1.2 pikë përqindjeje më i lartë, krahasuar me nivelin e tremujorit të tretë të vitit 2010.
Ndërkohë, sipas INSTAT, në muajin janar të këtij viti ka patur një tendencë rënëse të eksporteve dhe rritje të deficitit tregtar. U eksportuan 13.5 miliardë lekë mallra, me ulje 18.8 për qind në krahasim me dhjetorin 2011 dhe ulje me 9 për qind në krahasim me janarin 2011. Në të njëjtin muaj, u importuan 35 miliardë lekë mallra, me ulje 33 për qind në krahasim me dhjetorin 2011 dhe rritje 3.7 për qind në krahasim me janarin 2011. Si rezultat, deficiti tregtar i këtij muaji rezulton me rritje 13.6 për qind krahasuar me janarin e një viti më parë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56