Alarmi i OBSH: Virusi Zika rrezik 
 për shpërthimin e një pandemie

Alarmi i OBSH: Virusi Zika rrezik <br /> për shpërthimin e një pandemie
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një ekip emergjence sa i përket virusit Zika i cili ka mbjellur frikë në mbarë botën. Ekspertët thonë se ka rrezik për shpërthimin e një pandemie. Mijëra njerëz janë prekur nga Zika dhe deri tani virusi është përhapur në 20 vende. Ai shkakton defekte në tru tek foshnjat.

Virusi Zika që ka shpërthyer ne disa vende të Amerikës Latine ka mbjellë frikë në mbarë botën. Nisur nga kjo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një ekip emergjence.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Margaret Chan tha se virusi Zika është një kërcënim për njerëzimin dhe mund të marrë përmasa alarmuese. Ekipi do të takohet të hënën për të vendosur nëse Zika duhet të trajtohen si një emergjencë globale. Hera e fundit që gjendja e emergjenës u shpall ndërkombëtarisht ka qena rasti kur shpërtheu Ebola në Afrikën Perëndimore, duke vrarë 11.000 njerëz.

Më herët shkencëtarët amerikanë i kërkuan Organizatës Botërore të Shëndetësisë të ndërmarrë hapa urgjent për virusin Zika, që sipas tyre mund të cojë në shpërthimin e një pandemie. 

Mijëra njerëz janë prekur nga Zika dhe deri tani virusi është përhapur në 20 vende. Ai shkakton defekte në tru tek foshnjat. Kjo ka shkaktuar panik, jo vetëm në Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në disa vende europiane kur janë shfaqur raste të prekur prej tij. 

Virusi ka marrë emrin sipas pyllit Zika në Ugandë, ku në 1947 u shfaq rasti i parë i majmunit të prekur. Ndërsa rasti i pari i njeriut me Zika është rregjistruar në Nigeri në vitin 1954.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij