Alarmi i SHBA: Berisha do
kontrollin e SHISH

Alarmi i SHBA: Berisha do <br />kontrollin e SHISH
Kryeministri Berisha, ashtu si dhe paraardhësit e tij, por ndoshta më shumë se ata, nuk ka ngurruar ta shprehë hapur dëshirën për të patur nën kontroll përveç atyre, që i jepte ligji, edhe institucionin e shërbimin inteligjent, me të cilin pati lidhje të shkurtër dhe kriminale në vitet 1992-1997, kur ishte president i vendit. Por kësaj radhe, duke patur frikë nga rikthimi i asaj kohe të errët për shërbimin informativ, ndërkombëtarët kanë qenë të prerë dhe pa kompromis ndaj planeve të Berishës për të pronësuar SHISH-in. Në kabllogramet e zbardhura nga Wikileaks vitin e shkuar, ambasada amerikane në Tiran shprehej shumë e shqetësuar, duke deklaruar hapur se "Berisha do nën kontroll SHISHin", siç dukej edhe në një telegram nga Ambasada Amerikane në Tiranë me mbishkrimin "sekret", dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Ambasada e komentonte tentativën e kryeministrit cilin ka marrëdhënie jo të mira, ku supozohet ta takojë një here në vit, sipas ligjit për këshillim, por ata, sipas amerikanëve, nuk janë takuar ballë për ballë për disa vite me radhë. Pas dështimit kryeministri u mundua ta dobësojë SHISH-in duke u dhënë agjencive të tjera mundësi dhe të drejta, si dhe i zvogëloi fondet e shërbimit sekret. Kabllogrami tregonte edhe për një takim të ambasadorit Uidhers me presidentin Bamir Topi, kur ky i fundit shprehu shqetësimin e thellë për projektligjin, që të kujtonte organin e frikshëm të sigurimit të shtetit. Bahri Shaqiri, kryetari aktual i SHISH-it, ishte emëruar në atë detyrë pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2005 dhe prej atëhere, Berisha tentoi tri herë largimin e tij, i njohur si mbështetës të amerikanëve. Herën e fundit Berisha kërkoi kufizimin e tij në post, me anë të një mandati, i cili ndoshta të vijë afër fundit, pas zgjedhjes së presidentit të ri në korrik 2012.

SHISH-i
Në mars 2010 shumica e djathtë miratoi pa praninë e opozitës dhe të mediave, ndryshimet në ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", duke lënë si pjesë të draftit pjesën më të madhe të dispozitave që përcaktonin varësinë dhe kontrollin direkt të aktivitetit të këtij shërbimi nga Kryeministri. Në projektligj kishte mbetur e pandryshuar varësia që i krijohet këtij shërbimi nga kreu i qeverisë, pa pëlqimin e të cilit SHISH-i nuk mund të ndërmarrte thuajse asnjë hap në realizimin e misionit për sigurinë kombëtare. Drafti i qeverisë e shtonte varësinë, sepse sanksiononte se procedurat për raportimin dhe marrjen e pëlqimit tek kryeministri përcaktoheshin me vendim të Këshillit të Ministrave, çka rriste edhe më tej varësinë dhe kontrollin e këtij institucioni nga ekzekutivi. Pika tjetër e debatuar ishte ajo e përkufizimit të mandatit të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të SHISH në 5 vjet. Ndryshimet në tentativë alarmuan edhe zyrën e NATOs, e cila i kërkoi qeverisë shqiptare që projektligji i ri për SHISH-in të kalonte më pare nga kjo zyrë. Kërkesa e zyrës së sigurisë së NATO-s për shqyrtimin e projektligjit do të thoshte se aleanca kërkonte pezullimin e tij deri në dhënien e ekspertizës nga ajo.

BAZA LIGJORE
Drejtuesit e SHISH, në dorën e presidentit
Sali Berisha, në kontrollin e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe qëndrimin e shprehur nga presidenti Bamir Topi për projektligjin mbi SHISH-in në kabllogramin e 27 janar 2010, duke u shprehur se shërbimi, do të kthehej një vegël politike e kryeministrit Berisha përfshi kryeministrat e ardhshëm për të intimiduar rivalët politikë. Kabllogrami kujtonte tentativën e mëparshme nga Berishës në vitin 2006 kur propozoi një ligj për bashkimin e SHISH-it me Ministrinë e Brendshme, por u tërhoq pas një kundërshtimi intesiv ndërkombëtar. 6 vite më pare Berisha orkestroi publikisht një fushatë të pasuksesshme për të shkarkuar drejtorin e SHISH-it Bahri Shaqirin me të.

Selia e SHISH-it
SHISH-I vepron sipas ligjit Nr.8391, datë 28.10.1998 "PER SHERBIMIN INFORMATIV KOMBETAR" i ndryshuar me ligjin Nr.8479, date 29.4.1999 "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8391" datë 28.10.1998 "PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR". Drejtori e zëvendësdrejtori i SHISH emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Në nenin 3 të tij thuhet që: " Shërbimi Informativ Shtetëror mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar, kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues, mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit, mbledh informacion për krimin e organizuar, që cënon sigurinë kombëtare". Shërbimi Informativ Shtetëror në funksion të realizimit të detyrave të tij mund të bashkëpunojë me shërbimet informative të vendeve të tjera. SHISH po kështu bashkëpunon edhe me entitetet të tjera informative shtetërore apo të huaja në zbatim të ligjeve dhe urdhërave ekzekutivë me qëllim të kontribuojë natyrshëm në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Komisioni Parlamentar i Sigurisë

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza