Alarmi: KKR restorant në Kalanë e Lezhës

U be hera e trete qe Keshilli Kombetar i Restaurimeve merr ne shqyrtim propozimin per ndertimin e nje kompleksi restorant/hotel ne renojat e kalase mesjetare te Lezhes. Heren e pare ne 2007 KKR e ka rrefuzuar projektin, kurse ne dy diskutimet e tjera 2010 dhe para nje jave ne 2011, e ka miratuar.
Kalaja mesjetare e Lezhes ngrihet ne akropolin e qytetit ilir te Lisit, qe perben nje nga arritjet me te medha urbanizuese te Mbreterise Ilire ne shek 3-te p.e.s. Lezha eshte shpallur park arkeologjik ne keto 3 vitet e fundit dhe kjo ka hedhur bazat per nje vleresim teresor te qytetit te siperm (akropolit) mureve rrethues pergjate kodres dhe qytetit te poshtem (ku ndodhet edhe vendvarrimi i Skenderbeut). Ndertimi i nje restorant/hoteli ne akropolin e qytetit ilir dhe mbi rrenojat e kalase mesjetare eshte vendimi me absurd qe mund te mendohet dhe qe bie ndesh me administrimin e kesaj vazhdimesie te rendesishme historike te Lezhes. Ne vend qe te prisnim forcimin e parkut arkeologjik dhe promovimin e studimeve te reja, germimeve arkeologjike, vleresimin e informacioneve historike, nderhyrjet restauruese, terheqjen e vizitoreve per vlerat e verteta te Lezhes, shohim nje kembengulje te cuditshme per ndertimin nga nje individ privat te nje biznesi qe fatkeqesisht bie ndesh me interesat publike (ruajtja afatgjate e vlerave historike).

Ka shume arsye pse nje vendim i tille i KKR-se eshte absurd (shih dokumentin bashkelidhur per nje analize me te gjere), por disa nga me te rendesishmit po i rendis ne menyre te permbledhur:
- Qyteti ilir dhe kalaja mesjetare e Lezhes, jane nga me te rendesishmet qe kemi trasheguar. Duhet te ruajme origjinalitetin e tyre si vleren me te rendesishme historike dhe jo ti transformojme per interesa shume te uleta te dites;
- Hapesira e vetme ku vrulli i ndertimeve nuk ka arritur ende eshte zemra e akropolit te Lissusit. Ajo rrethohet perdite e me shume nga ndertime betoni agresive. Per c'arsye duhet te ndertojme edhe ne akropol?
- Nderhyrja e miratuar eshte ne kundershtim te plote me ligjet ne fuqi (Ligjin per Trashegimine Kulturore dhe Karten Shqiptare te Restaurimit);
- Cdo nderhyrje ne Lezhe duhet patjeter te filloje me nje plan koherent studimi/administrimi te te gjithe parkut arkeologjik dhe jo me me vendimin e shkeputur te nje ndertimi te ri (nga nje subjekt privat ne akropol!);
- Nga qindra lokale (restorante, bare dhe hotele) te ndertuar rishtazi ne Lezhe, cte re sjell shtimi i nje tjetri?
- Qeveria sapo shtroi rrugen qe te con nga qendra e qytetit ne Kala per 2 minuta; cte re sjell ngritja e nje restoranti/hoteli te ri per vizitorin brenda mureve te Kalase?
- Pse duhet te shkaterrohet edhe hapesira e fundit (brenda mureve te Kalase) qe ka mbetur ku mund te prekim, ndjejme dhe perjetojme autenticitetin historik te trashegimise iliro-shqiptare? Kjo e fundit eshte realisht vlera me e madhe qe kemi per te ruajtur!

Cdo nisme qe synon mosaplikimin e vendimit te KKR-se eshte realisht nje kontribut per ruajtjen e kultures shqiptare!

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 1 vatër ende aktive, nga 24 të raportuara 20 janë shuar