TIRANE- Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë ngriti dje në Kuvend shqetësimin e gjuetisë pa kriter në vendin tonë, gjë që ka sjellë edhë pakësimin e faunës në vend.
Për këtë, Kol Malaj sekretari i përgjithshëm i Federatës së Gjuetarëve dhe të Peshkatarëve kërkoi që moratoriumi i kërkuar për dy vite nga ana e qeverisë të mos miratohet, ndërkohë që akuzoi Ministirinë Mjedisit për armët e gjahut pa kriter që janë lejuar në vendin tonë. “Nuk shof asnjë që ne të shkojmë në një moratorium. Gjuetisë në Shqipëri i vjen e keqja nga më shumë se 120 mijë armë gjuetie të futura në mënyrë kategorike jashtë kontrollit.
Nga të dhënat rreth 20-25% e krimeve në Shqipëri kryhen me armë gjahu. Që nga 2006 veprimtari e gjuhetisë nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit vepron në konflikt të hapur interesi. Ministria e Mjedisit që përcakton kuotat e gjahut dhe që duhet ta mbrojë, këtë gjë nuk po e bën. Ai që blen armë gjahu duhet të jetë i anëtarësuar në një nga shoqatat e gjuhetarëve, përndryshe ajo konsiderohet armë pa leje. Vazhdoj të theksoj se qenia nën Ministrinë e Mjedisit të pyejeve është në konflikt të hapur interesi. Shteti përfiton rreth 200 milion lekë të vjetra që shkojnë në buxhetin e shtetit nga taksat e gjuhëtarëve”, argumentoi ai.
Ndërkohë që argumenti i deputetëve të këtij komisioni kundër moratoriumit ishte pikërisht rregullimi i hapësirave ligjore. Eduard Shalsi, deklaroi se duhet një moratorium i përkohshëm pasi situata e vrasjes së kafshëve dhe shpendëve është kaotike. “Jam kundër moratoriumit.
Nuk është e arsyeshme që për të rithyer faunën duhet ti bllokojmë të gjithë gjuetarët. Ne duhet të forcojmë kontrollin nëpërmjet ligjit.
Si për atë që gjobitet me gjashtë muaj burg për peshkim të paligjshmë, të vendosen maasa edhe për ata që gjuajnë pa leje. E bëjmë si doktor Adhamudhi i heqim një këmbë e i heqim një sy e mbaron çdo gjë për katër vjet. Kjo nuk mund të ndodhë”, tha deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri.
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com