KUKËS – Pas ndërprerjes së energjisë elektrike që prej mbrëmjes së djeshme qyteti i Kukësit dhe dy komunat pranë tij po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike. Korrespodenti i Shqiptarja.com në këtë qytet raporton se për shkak të dëborës dhe temperaturave të ulta ka ngrirë burimi kryesor i ujit në Kolesian. Për pasojë, uji në qytet e komuna po mungon dhe ujësjellësi po bën përpjekje për të siguruar ujin e pijshëm për të paktën 2 orë në ditë. Sipas të dhënave zyrtare deri më tani qyteti furnizohet me 27 litra ujë në sekondë nga 120 litra që është sasia e përditshme.  Problem më vete, sipas banorëve është ngrirja e tubacioneve të furnizimit me ujë, çka bën të pamundur që uji të ngjitet në katet e 3 ose të 4 të pallateve.

(aq/shqiptarja.com)