Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, garanton konsumatorët se qumështi, nënproduktet e tij dhe ushqimet e tjera që tregtohen në subjekte të licencuara si markete dhe supermarkete janë të sigurta dhe të kontrolluara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Unë jam i kënaqur me shifrat që kam marrë nga AKU –ja lidhur me këto dy – tre muaj vetëkontrolli. Ka qenë një reagim i mirë, pothujase 50 % nga 320 subjekte janë përgjigjur duke bërë vëtekontrollin, duke plotësuar pyetësorët në mënyrë shumë të detajuar.
Janë bërë 106 kontrolle, janë mbyllur 11 subjekte, por nderkohe pjesa më e madhe e tyre, rreth 85% e subjekteve, kanë dalë nga kontrolli konform standardeve tona dhe kjo ka ardhur falë investimeve dhe rritjes së standardit që ka bërë sektori në përgjigje të sensibilizimit të filluar që para tre muajve. Aktualisht me iniciativën e tyre 19 punishte janë vetëmbyllur dhe po i nënshtrohen rikostruksionit.
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi
Ministri Peleshi tij u ndal edhe te debati për nivelin e alfatoksinës në qumësht, duke garantuar kjo e fundit është brenda niveleve të lejuara.
Prodhimi shqiptar është shumë delikat, por unë dua t’i garantoj të gjithë prodhuesit dhe gjithë konsumatorët shqiptarë qe ne jemi shumë shpejt në standardin e sigurisë ushqimore që përkthehet me këto fjalë: Një produkt shqiptar qumësht, nënprodukte qumështi dhe ushqime të tjera, të cilat tregtohen në subjekte të liçensuara markete dhe supermarkete, janë ushqime të sigurta dhe të kontrolluara me një protokoll kontrolli të vazhdueshëm nga AKU- ja.
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi
Ministri u bëri thirrje konsumatorëve shqiptarë të mos i largohen prodhimit vendas.
Nuk esht e vertete ketu tek ne gjithcka eshte fallco,asgje nuk eshte si Evropa.
Përgjigju