Deputeti i LVV Glauk Konjufca foli pas evakuimit të sallës së Parlamentit nga ana e Policisë që kërkoi largimin e ligjvënësve. Ai tha se njoftimi për vendosjen e një bombe është kryer nëpërmjet një telefonate. 

"Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta", komentoi Konjufca për mediat në Prishtinë. 


Lajmi kryesor:

Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, e radhës më 7 korrik! Alarmi për bombë i rremë