Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në parkingun e një hotel 'Plaza' në qendër të Tiranës.  Sipas informacioneve zyrtare në ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Bëhet me dije përsonat në hotel janë evakuuar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në vijim pritet të zbardhen detaje të reja. 

Njoftimi i policisë 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Alarm fals për bombë te hotel Plaza në Tiranë, evakuohen klientët e stafi! Dyshime se 'rrengu' u ngrit nga një lojtar që humbi në kazino