TIRANE- Një telefonatë e mbërritur sot në mesditë në polici për një bombë pranë Tajvanit ka bërë që policia të evakuojë kompleksin. Menjëherë policia është drejtuar drejt kompleksit për të bërë evakuimin, nga ora 11:55- 12: 05 ndërsa forcat xheniere kanë nisur kontrollin.
Në vendngjarje ndodhen dhe forca të Drejtorisë së Policisë së Tiranës si dhe Forca të Ndërhyrjes së shpejtë. Ndërsa personeli dhe frekuentuesit e kompleksit Tajvan është evakuar dhe janë vendosur në krahun tjetër të rrugës “Ibrahim Rugova”.
Qytetarët të frikësuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa parku Rinia është rrethuar i gjithi nga policia
Vetëm pas kontrollit të ambienteve të brendshme të kompleksit është saktësuar se alarmi për bombë ishte fals. Policia bën të ditur është ndaluar personi që bëri telefonatën në polici. Personi nga qyteti i Vlorës është ndaluar në Tiranë, ndërsa telefonatën e parë është bërë në drejtorinë e policisë së Vlorës.
Në një njoftim për shtyp të publikuar në një moment të dytë, Policia e Tiranës njoftoi se telefonata është kryer nga Kavaja përmes një numri celular, "poseduesi i të cilit është shoqëruar dhe po merret në pyetje në ambjentet e Komisariatit të Policisë Kavajë".
(im/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

i rremë, Policia kap autorin">