Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues

TIRANË- Shqetësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbi rrezikun e gjyhës shqipe i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama. Në reagimin e parë mbi këtë çështje, për të cilën pak kohë më parë kreu i BDI Ali Ahmeti i ishte drejtuar edhe me një letër, Rama tha se ky Labirinth juridik duhet t’i përkiste të shkuarës. 

Përmes fjalëve të politikanit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Arbën Xhaferri, në një aktivitet kushtuar përkujtimit të veprës patriotike të tij, nga Tirana Rama tha se shqipja nuk është çështje ligjesh, por materie që ka bashkuar dy popujt.

"Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve. Në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriu në sistemin e vlerave perëndimore, poltike etike e kulturore. Kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthe juridike që tanimë i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, por unë këta të dy kam si dy kokat e shqiponjë së Ohrit, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtet ndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot. Nuk u vendos nga Xhaferri dhe Ahmeti, por nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës.

Janë kohëra të vështira dhe s’dimë si do i marrin, si ‘mora pushkën mora malit të luftoja për atdhe ku ta dija unë i shkreti që armiku ishim ne’. Unë uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh dhe rruga është akoma e gjatë. 

Zanafillën e këtij debati, kreu i qeverisë shqiptare nuk e gjen te popujt, por udhëheqësit.

"Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, që në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etno-politik", u shpreh Rama. 

Kryeministri Rama mori pjesë në natën përkujtimore dedikuar jetës dhe veprës së Arbën Xhaferit, mendimtarit dhe politikanit të spikatur shqiptar, organizuar nga të rinjtë e fondacionit që mban emrin e tij, me të ftuar përfaqësues të jetës politike nga të gjithë trojet shqiptare. Ky fondacion do të zhvillojë për një javë akademinë politike në Shqipëri.

Çfarë është Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Ligji për përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut pritet të shqyrtohet nesër, 11 dhjetor, në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike.

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Sipas këtij ligji: Shqiptarët kanë të drejtën të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha institucionet shtetërore, si edhe dokumentet zyrtare mund të jenë në të dy gjuhët.

Shfuqizimi i ligjit ka të bëjë me të drejtën e përdorimit të gjuhëve në hapësirën publike, një e drejtë e madhe kushtetuese, që shqiptarët e arritën me shumë përpjekje. Ajo u sanksionua në Marrëveshjen e Ohrit me ligj të veçantë. Shfuqizimi i ligjit do të cenonte statusin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel kombëtar. Shqiptarët do të humbisnin disa të drejta të garantuara aktualisht, si përdorimi i shqipes në administratën publike, dokumentacionin shtetëror dhe institucionet tjera zyrtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Arbën Xhaferi, ish politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë ku u përkujtua vepra e Xhaferit, Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.

Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur që të negocioj me çunat e fondacionit mosdaljen time, që mund të interpretohet në të gjitha intepretimet, por jo për mos arsyen e vërtetë të mos ndjerit i përgatitur vërtetë. Desha të ndaj disa fjalë të Arbën Xhaferrit, dhe që sot e gjithë ditën sipas meje janë një pasqyrë që në rastin më të mirë nuk do ti bënte të ndiheshin vëretetë mirë shumë prej atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe në ekrane. Arbën Xhaferri pyetet se cila është ëndrra e tij më e madhe dhe ai përgjigjet ‘integrimi i popullit shqiptar në sistemin e lerave perëndimore, politike, etike, kulturore’ dhe vazhdon, një fjali të thjeshtë përbërë me fjalë që tashmë janë të banalizuara, por që kanë një domethënie shumë të thellë dhe shumë vështirë për tu kuptuar në tërësi. Besoj që sot e gjithë ditën kjo është frikshëm e vërtetë sepse nuk besoj të këtë ndonjë vend tjetër, as në lindje as në perëndim, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit si vlera politike etike e kulturore dhe nuk besoj se ndonjë vend tjetër që e ka përshkruar më parë rrugën e bashkimit me familjen evropiane pas daljes nga periudha e gjatë e regjimit të totalitarizmave sovjetike, ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim. Nuk besoj po ashtu që më pak se sa këtu në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize të madhe inflacioni, ku vetëm printohen-printohen, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi.

Popujt e Ballkanit vijnë nga një strabizëm etnopoltik që i bën të shohin shtrembër njëri tjetrin dhe duke u përpjekur të shtoj diçka që do e gjente Arbrën Xhaferrin dakord në ditë e sotme, problemi nuk janë popujt në vetvete, problemi janë udhëheqjet që në vend se ta kurojnë këtë strabizëm etnopoltik, në fakt e përdorin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri tjetrin ta spostojnë nga qendra dhe ta devijojnë aty ku shikon syri etnostrabik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv  në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu