ALARMI! Pasojat shkatërruese që lënë lodrat për fëmijët shqiptarë

Ndoshta nuk e dimë, por lodrat e shumta që blejmë për fëmijët tanë kanë një përmbajtje të lartë ftalatesh, përbërës kimik i cili dëmton procesin riprodhues të fëmijës. Këtë alarm e ka ngritur sot Ersida Teliti nga qendra “Konsumatori shqiptar” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Sipas saj, dëmet që shkakton kjo substabcë nuk do të jenë të dukshme sot, por pas disa vitesh.

Më lejoni t’ju them që në lodrat e fëmijëve ndodhet një përbërës që quhet ftalat, i cili dëmton procesin riprodhues të fëmijës. Kjo problematikë nuk do të vërehet tani, por kur të vijë koha, pas 20 vitesh ne nuk do arrijmë të kuptojmë arsyet pse është ulur niveli it ë riprodhurerit të jetës.

Ersida Teliti, Qendra "Konsumatori shqiptar"

 

Sipas Telitit sasia e lodrave me përmbajtje ftalati në vendin tonë është e madhe e se problematik gjithashtu është edhe fakti që në Shqipëri produktet si ushqimore dhe ato joushqimore nuk kanë etiketa në gjuhën shqipe që të tregojnë disa informacione të nevojshme për produktin e blerë.

Problemi është se të gjitha produktet si ato ushqimore dhe ato joushqimore duhet të kenë etiketën në gjuhën shqipe ku duhet të ketë minimalisht një sasi të caktuar informacioni. pra të dimë se kush është tregtari, nga është prodhuar, origjina dhe elementët përbërës. në rast se ne konstatojmë që në elementët përbërës të këtyre lodrave ka produkte të tilla si ftalati, atëherë ky duhet të nxirret menjëherë jashtë qarkullimit. ka lodra që kanë në përmbajtjen e tyre mbi 50 ftalate, që do të thotë risku është shumë i lartë, që do të thotë që risku është çdo ditë me ne.

Ersida Teliti, Qendra "Konsumatori shqiptar"

Ftalatet janë estere të acidit ftalik, ato përdoren kryesisht si plastifikues për të rritur fleksibilitetin, transparencën,qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë.

Për këtë substancë,  në vitin 2008, Kongresi i SHBA miratoi Aktin e Përmirësimit të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit të vitit 2008, i cili përfshin një ndalim federal mbi ftalatet në lodra dhe prodhimet e fëmijëve, duke ndërmarrë veprime për të zvogëluar ekspozimet dhe për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve . Studimi, Produktet e Kujdesit për Fëmijët, botuar në Pediatrics në vitin 2008, tregojnë se foshnjat marrin ekspozim të gjerë ndaj një shumëllojshmëri të ftalateve të  gjetur në kremra dhe shampo.

Ersida Teliti, Qendra "Konsumatori shqiptar", në studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!