TIRANE- Një histori tronditëse ka qënë ajo që kanë dëgjuar mëngjesin e djeshëm infermierët e QSUT-së. Një grua rreth të tridhjetave, ofronte një televizor në këmbim të një shume me të cilën do të kryente abortin e fëmijës që mbante në barkun e saj. L.F nënë e një vajze, kishte vendosur të abortonte fëmijën e saj të seksit femër. Edhe pse nëna e mbante foshnjen prej më shumë se 13 javësh, vendosmëria për të abortuar ishte e madhe edhe pas debateve që kishte pasur me bashkëshortin . Vizitat dhe rezultatet që mjekët i kanë paraqitur L.F, refuzojnë kategorikisht një abort por L.F e ka marrë vendimin e saj.
Edhe pas bisedave me mjekët, askush nuk arriti ta bind zonjën e cila pasi arriti të shiste objektin që kishte nxjerrë në shitje ka deklaruar se do të shkoj të kryej edhe abortin në një prej klinikave private në kryeqytet. Çështja e abortit është një fenomen që nuk prek vetëm vendin tonë. Por kur bëhet fjalë për Shqipërinë, kjo çështje nuk është thjesht në dëshirat e një çifti por kthehet në një problem shoqëror. Duke ju referuar raporteve të Këshilit të Europës, në vendin tonë lindin 112 meshkuj për 100 femra. Në asnjë rast nuk sanksionohet e drejta për të t’i mohuar prindërve të drejtën për të ditur seksin e foshnjës së tyre, edhe në rastet kur dyshohet se është planifikuar paraprakisht një abort selektiv.
Vetë statistikat janë tregues se ka një balancë të prishur të popullsisë dhe jopropocionale në krahasim me rapotin e rritjes natyrore demografike. Vitet e fundit problemi më shqetësues është ai i abortit selektiv. Të mësuar me shprehjen “hajt me një djalë”, shqiptarët ende nuk e kanë të lehtë të kapërdijnë mungesën e një pasardhësi mashkull dhe aq më tepër në rastet kur fëmijët e mëparshëm kanë qënë të seksit femër. Para viteve 90’, çiftet të ndikuar nga bindje të forta maskiliste përpiqeshin disa herë derisa në jetën e tyre të sillnin një mashkull. Sot kushtet e jetesës dhe faktorët social i kanë minimizuar familjet e mëdha, kështu prindërit që e kanë të domosdoshëm të sjellin në jetën e tyre një djalë janë ata që rriskohen më shumë nga pasojat që mund të ketë një abort selektiv.
Përzgjedhja e seksit në fillimet e para të një shtatzanie është një fenomen i dënueshëm dhe stimulues i një pabarazie gjinore dhe të dhunshme kundër grave. Për këtë çështje Shqipëria ka marrë kritika të forta edhe nga organizata të rëndësishme në mbrojtje të shëndetit, ndërsa spotet dhe fushatat në funksion të sencibilizimit të këtij fenomeni kanë qënë fare të pakta. Problemin kryesor në rritjen e këtij fenomeni dhe mungesën e shifrave të sakta e përbëjnë klinikat private të cilat ofrojnë kontrolle dhe shërbime për gratë gjatë periudhave të para të shtatzanisë. Në këto klinika, kryhen edhe pjesa më e madhe e aborteve të cilat edhe nuk regjistrohen.
Aborti për shkak të shtatzanive të padëshiruara dhe ato selektive, përgjithsisht kryhen në këto qëndra shëndetsore për shumë arsye. Anonimati dhe fshehtësia e këtyre klinikave është një prej avantazheve, nëse mund ta quajm vërtet avantazh, për vajzat apo gratë bëjnë këtë zgjedhje. Një tjetër motiv është edhe mospranimi i realizimit të aborteve për shkak të rreziqeve që ato mbartin nga spitalet publike.
Pikërisht, mungesa e kontrolleve në klinikat private dhe të dhënat e mangëta, bëjnë që ato të jenë edhe problemi kryesor në stimulimin e këtyre lindjeve dhe në rreziqet që përbëjnë për kohën dhe kushtet në të cilat realizojnë abortet. Vetë mjekët shprehen se gjatë konsultave të para që ata kryejnë dëgjojnë shpesh nëna që shprehen se “nëse fëmija do të jetë vajzë, do të abortoj”, por më pas asnjëra prej tyre nuk vjen pranë institucionit.
Prinderit duan kryesisht djem
Prindërit gëzojnë të drejtën dhe kanë mundësinë që të mësojnë gjininë e fëmijës së tyre. Për arsye nga më të ndryshmet shumë prej tyre kërkojnë të jenë në dijeni të këtij fakti dhe kjo është një e drejtë e cila nuk mund ti cënohet. Arsyeja që shumë prej prindërve që e aplikojnë abortin selektivdhe zgjedhin klinikat private është prej faktit se në institucionet publike është e ndaluar të bëhet një abort pas një periudhe 12 javore që nga koha e shtatzanisë.
Ky hark kohor është pjesërisht i mjaftueshëm për përcaktimin e seksit të një fëmije. Sipas mjekëve specialistë në një peirudhë 12 javore, është e mundur të bëhet një përcaktim paraprak të gjinisë së fëmijës por saktësia e një përcaktimi të tillë është në masën 20%, ndërkohë që marzhi i gabimit është 80%.
Mjekët: Kontrolloni klinikat private
Në maternitetet shtetërore, numri i aborteve mbahet nën kontroll dhe realizimi i tyre bëhet vetëm në rastet kur është e nevojshme dhe rrezikohet jeta e nënës. Këtë fakt e dëshmon edhe mjeku obstetër-gjinekolog Nderim Horeshka, në maternitetin “Koço Gliozheni “ në Tiranë. “Është një fenomen i njohur për ne dhe shumë shqetësues, ndaj edhe në funksion të një humaniteti që ne si mjekë përfaqsojmë ndalojmë të tilla aborte dhe këshillojmë mbajtjen e fëmijës”, shprehet për Shqiptarja.com z. Horeshka. Sipas gjinekologut shifrat edhe pse shqetësuese nuk janë në një trend rritjeje. “Pavarsisht se këto aborte kryhen në qytete, numri më i madh i tyre vjen nga zona rurale ku edhe egziston akoma një formë tabuje e një foshnjeje të gjinisë femërore”, tregon për Shqiptarja.com gjinekologu Horeshka.
Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com