Rritja e përmasave të gjoksit me silikon, tashmë është një  trend në mbarë botën. Por, kjo është kthyer edhe në një rrezik potencial për aktet terroriste, pasi në vend të silikonit, kamikazet femra duket se mbushin gjoksin me lëndë plasëse.
 
Agjencitë e inteligjencës kundër terrorit kanë dhënë alarmin, pasi aeroportet ndërkombëtare mund të kërcënohen nga taktikat e reja e të padëgjuara të grupit terrorist Al Kaeda.
 
Specialistët kanë folur mbi mënyrën e re dhe të sofistikuar që terroristët mund të përdorin për të goditur aviacionin civil, ku me anë të një operacioni plastik, bëhet e mundur vendosja e lëndës plasëse në mbushjet artificiale që përdoren për zmadhimin e gjoksit.
terrorristet eksplozivi

Ekspertë të cituar nga “Daily Mail” dhe “ Mirror” kanë shpjeguar se taktikat e reja të Al-Kaedës mund të përfshijnë vendosjen e eksplozivit brenda trupit të militanteve të tyre.
 
Kjo shpikje e re nëse do të realizohej, do të vështirësonte zbulimin e eksplozivëve nga kontrollet e sigurisë në aeroporte ku telekomanda e aktivizimit të shpërthimit është në dorën e dikujt tjetër.
Dhe, nëse lënda plasëse vendoset tek gjoksi i një femre, e cila do të mbajë sasi më të madhe eksplozivi, atëherë probaliteti është më i madh për të krijuar një shpërthim të mjaftueshëm për të çarë apo për të ndarë në dysh një avion gjatë fluturimit.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)