TIRANË - Autoritetet shëndetësore japin alarmin se në Shqipëri, varësia ndaj drogës nis që në bankat e shkollës. Sipas shefit të klinikës së tokskologjisë Zihni Sulaj, shumë prej tyre e fillojnë varësinë ndaj drogës që në moshën 14 vjeç. Ndërkohë që kategoria më e prekur nga ky fenomen është mosha 20-25 vjeç.

Trajtimi i personave të varur nga driga, do të bëhet tanimë në një repart të posacëm në QSUT “Nënë Tereza”.
I pranishëm në ingurimin e kësaj klinike ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se tashme kemi një qendër të re bashkëkohore.
“Që nga sot kemi një qendër të re që është sipas parametrave bashkëkohere dhe kjo falë edhe mbështetjes të qeverisë italiane dhe franceze dhe sot kemi një përgjigje për problemin e trajtimit me drogën. Do të bëhet trajtim sipas kritereve shkencore dhe kjo qendër afohet me një infrastrukturë si simotrat në Europë dhe botë”, tha ai.

Klinika e re që bënë trajtimin e vartësve të drogës është ndërtuar në ish urgjencën e kardiologjisë. Projekti në total kushtoi 250.000 dollarë e finacuar nga qeveria italiane dhe drejtoria e qëndrës spitalore Nënë Tereza. Krahas trajtimi mjekësor nga adiktologët, në qendër shërbejnë edhe psikologë për të ndihmuar braktisjen nga substancat narkotike të individëve.

(aq/shqiptarja.com)