Ndezja e zjarrit për të djegur disa shkurre në një tokë në Fier, ka sjellë panik tek banorët e lagjes '1 Maj', pasi flakët rrezikonin të përfshinin banesat pranë.
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe menjëhrë pasi ka filluar të përfshijë hapësira të mëdha ësthë lajmëruar edhe reparti zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Forcat zjarrikëse kanë bërë të mundur shuarjen dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Temperaturat e larta kanë ndihmuar flakët në përhapjen e shpejtë të tyre, por fatmirësisht zjarri është mbyllur pa dëme.
Ndërkaq, mësohet se personi që u vuri flakën shkurreve është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë Fier.