Alarmohet Japonia, Koreja e
Veriut godet sërish me raketë
Koreja e Jugut përgjigjet me stërvitje

Alarmohet Japonia, Koreja e<br />Veriut godet sërish me raketë<br />Koreja e Jugut përgjigjet me stërvitje
Koreja e Veriut ka kryer testin e radhës duke lëshuar një raketë balistike e cial ka kaluar mbi Japoni, duke krijuar tensione të reja në rajon pas testit të bombës nukleare më pak se dy javë më parë. 

Raketa arriti një lartësi prej rreth 770 km  duke fluturuar në një distancë pre3.700 km përpara se të binte në oqean, rreth 2 mijë kilometra në lindje Hokkaidos

Menjëherë ka reaguar edhe pallati presidencial i Koresë së Jugut, Shtëpia Blu, duke thirrur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurimit.

Ashtu si me provën e fundit të 29 gusht-it, raketa fluturoi mbi ishullin verior të Hokkaido-s të Japonisë, përpara se të binte në Oqeanin Paqësor.

Nuk pati njoftime  për dëmtim të avionëve apo anijeve, ndërsa  u dërguan alarme në të gjithë Japoninë, duke paralajmëruar njerëzit që të mbroheshin në vendstrehime të sigurta.

Sipas mediave të hauaja, Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për këtë veprim të Koresë së veriut.

Lëshimi i raketës ndodhi një ditë pasi Koreja e Veriut  kërcënoi të fundosë Japoninë dhe se do t'i bëj "hi" Shtetet e Bashkuara për shkak të mbështetjes së rezolutës së Këshillit të Sigurimit për të vendosur sanksione të reja ndaj saj për shkak të provës bërthamore të 3 shtatorit.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten me kërkesë të Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.


Raketa kaloi mbi ishullin verior të Japonisë Hokkaido
  (Raketa kaloi mbi ishullin verior të Japonisë Hokkaido)

 Raketa e Koresë së Veriut: Koreja e Jugut përgjigjet me stërvitje

Është hera e dytë këtë muaj që Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike e cila ka kaluar mbi Japoninë.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa arriti një lartësi prej rreth 770 km dhe udhëtoi 3.700 km përpara se të zbriste në det nga Hokkaido.

Në përgjigje të veprimeve të fqinjit të saj verior, Koreja e Jugut kreu një stërvitje raketash.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza