Një krim i rëndë në familje tronditi Vlorën ditën e sotme Lavdosh Sulo 56-vjeç masakroi për vdekje gruan e tij Laureta Sulo 44-vjeçe.
Ndërkohë duket se dhuna në familje nuk ka të ndalur. Policia po në qytetin e Vlorës, ka vënë në pranga dy persona. Konkretisht të arrestuarit janë G. A., 56 vjeç, banues në Vlorë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait) për motive të dobëta.
Ndërsa i arrestuari i dytë është F. K., 23 vjeç, banues në Vlorë pasi më datë 16.06.2019, në banesë në lagjen "15 Tetori" dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Dërrmojini bajgat katnarë! Katnarë dhe vetëm katnarë!
Përgjigju