Alban Dudushi: “Me E Diell
fitova sfidën time të parë”

Alban Dudushi: “Me E Diell <br />fitova sfidën time të parë”
Moderator i suksseshem e karizmatik! I tillë është paraqitur Alban Dudushi prej 8 vitesh në drejtimin e emisionit “Top show”, Talk Show, i cili ka patur një shikueshmëri relativisht të lartë. Megjithatë prej disa muajsh Dudushi ka ndërmarrë një sfidë të re duke qenë autor dhe modetaror në programin e “E Diell”.Në një rrëfim për suplementin “THASH&THEM prezantuesi i njohur flet për eksperiencën e tij televizive në dy formatet për lidhjen e tij me aktrimin dhe planet për të ardhmen.I pyetur për bashkëprezantimin me Xhemin, Dudushi është shprehur : “Xhemi është shumë e këndshme, inteligjente, e qetë dhe profesionale. Natyrisht që ndjehem mirë me Xhemin në krah dhe besoj dhe ajo po ashtu.”Gjithashtu ai nuk lë pa përmenduar fillesat dhe pasionin për gazetarëinë e të shkruarin.

Prej afro dy muajsh jeni autor dhe moderator në spektalin e të dielës. Mund të bëni një krahasim me emisionin Top Show?

Top Show është një program i zhanrit Talk Show, ndërsa e E Diell është një program ombrellë, i cili përfshin brenda vetes disa formate të tjera. Përveç kësaj, Top Show është një program i pjesës së dytë të mbrëmjes ndërsa E Diell është një format që përfshin drekën dhe pasditen e familjeve shqiptare. Diferencat janë të qarta.

Si e vlerësoni bashkëpunimin me Altin Bashën?

Shumë të mirë dhe të frytshëm.

Ishte e vështirë të përputhnit idetë duke patur parasysh që jeni pjesë të formateve të ndryshme, Basha me humorin e “Portokallisë” dhe ju me tematikat serioze të “Top Show” ?

Jo nuk ishte. Me Altinin kemi bashkëpunuar herë pas here dhe gjithmonë e kemi gjetur gjuhën me njëri-tjetrin. Madje të dy emisionet tona kanë lindur së bashku natën e 31 dhjetorit 2003.

Cili format ju fal më shumë sodisfaskion profesional?

Si Top Show, ashtu dhe E Diell, janë formate të cilat të falin kënaqësi profesionale. Top Show tashmë është bërë tetë vjet në ekran, si një program i konsoliduar. Me E Diell sfida ime e parë është fituar. Transformuam programin dhe u pritëm shumë mirë prej publikut. Edhe kjo është një kënaqësi profesionale më vete.

Si do t’a vlerësonit këtë moment të karrierës tuaj?

Si shumë të mirë. Kam dy emisione të rëndësishme në Top Channel. Po ashtu një emision radiofonik çdo të shtunë 10 me 12 në Top Albania Radio, Triçikël. Shumë punë që natyrisht sjellin dhe kënaqësi.

Në “E diell” ju moderoni në krah të Xhemi Shehut, ndërkohë që në Top Show jeni vetëm. Si është të punosh krah Xhemit dhe si i vlerësoni këto dy ekperienca prezantimi?

Xhemi është shumë e këndshme, inteligjente, e qetë dhe profesionale. Natyrisht që ndjehem mirë me Xhemin në krah dhe besoj dhe ajo po ashtu.

Si ka evoluar Top Show në gjithë këto vite transmetimi?

Besoj ndjehen tetë vitet e përvojës. Gjithashtu kemi lëvizur në format. Janë me mijra të ftuarit që kanë qenë pjesë e debateve të Top Show-t. Po ashtu të larmishme kanë qenë dhe çështjet e trajtuara. Nga politika, ekonomia, apo temat sociale, deri tek kuzhina, moda, tendenca, muzika.

Po ju vetë sa e ndjeni veten të ndryshuar profesionalisht?

Absolutisht në këta tetë vite dhe unë jam rritur dhe pjekur. Është gjëja më natyrale që na ndodh të gjithëve në punët tona.


Cila ka qenë situata më e vështirë që keni hasur gjatë prezantimit?

Nuk më kujtohet të ketë patur ndonjë situatë të vështirë.

Po situata më interesante?

Do të duhej të numëroja shumë. Fytyra personazhesh, njerëz që më kanë surprizuar dhe janë zbuluar dalëngadalë gjatë emisionit. …

Në galerinë e të ftuarve të shumtë që keni patur ka ndonjë intervistë apo bisedë të cilën e veçoni si më specialen?

Pesha shkon nga pak tek të gjitha. Mendoj që brenda pjesës më të madhe të emisioneve gjen diçka speciale.

Keni ndonjë plan specifik për të ardhmen?

Jo ndonjë gjë konkrete për momentin.

Do të vazhdojë të jetë ekrani i Top Channel bashkëpunues i projekteve tuaja?

Besoj që po. Deri më tani nuk shoh ndonjë arsye që të mos jemi bashkë.

Ju jeni diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën e aktrimit në Fakultetin e Artit Skenik. Keni menduar ndonjëherë të ushtroni këtë profesion?

Unë e kam ushtruar këtë profesion, madje edhe tani, ka grimca të profesionit që bëhen pjesë tek E Diell, apo dhe tek Talk Show.

Si lindi dëshira për t’u bërë gazetar?

Ka lindur për shkak të dëshirës për të shkruar.

Keni patur ndonjë arsye specifike në ndërrimin e profesionit?

Jo. Thjesht gazetaria u bë gjithmonë e më dominante në kohën time në krahasim me aktrimin.

Ju jeni diplomuar për aktrim ndërkohë që keni qenë edhe gazetar dhe aktualisht jeni autor dhe moderator. Cilin profesion do të veçonit më shumë dhe a ka ndonjë lidhje mes tyre?

Të gjitha kanë lidhje me njëra-tjetrën. Aktrimi të mëson si të sillesh në skenë, gazetaria si të qëmtosh rastin, të dyja bashkë bëjnë moderatorin dhe autorin.

Duke u kthyer tek e “E diell” cila është rubrika që do të nxirrnit më shumë në pah, duke e cilësuar ndoshta edhe si pikën e fortë të programit ?

Tashmë “Dasmat tradicionale” duket se është pranuar prej publikut si pjesa më e veçantë e E Diell. Por gjithashtu Kinema` Quiz, Një PAsdite Me…, apo Nostalgjia e Këngës Për Fëmijë, janë prurje të reja në E Diell dhe origjinale. Gjithashtu edhe Talk Show i të Diell është, padyshim i freskët dhe i ndryshëm nga ajo çfarë bëj unë gjatë ditëve të javës në Top Shoë.

Mendoni të shtoni rubrika të reja në format?

Natyrisht që do të ketë ndryshime apo freskime. Por gjithçka në kohën e duhur.

Duke patur parasysh angazhimet e shumta që keni aktuliasht sa e gjeni kohën për t’i dedikuar vetes dhe familjes tuaj?

Angazhimet marrin një pjesë të mirë të kohës. Megjithatë pjesën tjetër natyrisht ia dedikoj familjes, njerëzve të dashur.

Si e kaloni kohën tuaj të lirë?

Më mirë më pyet kur të vijë vera.

Cilat janë hobet më të dashura për ju?

Padyshim që udhëtimi.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri