Mesfushori i talentuar shqiptar, Alban Meha do të vendosë fatin e tij pas përfundimit të sezonit.
Djaloshi nga Drenica,Kosovë,  i cili po vuan një dëmtim në krah dhe që do i mungojë Paderbornit për gati dy javë ka bërë të ditur për të përditshmen "Bild" se ende nuk ka vendosur se ku do të luaj sezonin tjetër.
"Jam i lumtur tek Paderborni, por kjo nuk përjashton mundësinë e largimit. Oferta kam, por dua të përfundoi sezonin në mënyrën më të mirë këtu dhe më pas do të vendos", ka theksuar Meha për Bild.
Sipas të përditshmes Gjermane, mesfushori i kuqezi është mjaft i kërkuar nga skuadrat gjermane të Budenligës, por nuk mungojnë ofertat edhe nga Seria A./atsh/