Alban Muja e Paci me “identitetin 
 shqiptar” në Budapest Gallery

Alban Muja e Paci me “identitetin <br /> shqiptar” në Budapest Gallery
TIRANE- Influenca e identitetit nacionalist shqiptar është vërejtur edhe në emërtimet që iu bëhen fëmijëve. Saranda, Miloti, Gjirokastra, Vlora, Shkodrani, shumë të tjerë emra janë inspirim i Alban Mujës në projektin e tij “My name their city”, ku tregohet edhe ideja e unifikimit shqiptar, ose lëngimit për bashkim që dikur dukej i pamundshëm.

Me këtë punim Muja do të paraqitet me datë 27 tetor në ekspozitën “Imagined Communities, Personal Imaginations, Private Nationalism” në Budapest Gallery, në kryeqytetin e Hungarisë. Përveç Mujës, në ekspozitë do të jetë edhe Adrian Paci nga Shqipëria, krahas artistëve si Dan Perjovschi, Chilf Maria, Ciprian Muresan, Olah Maha, Jaroslav Varga e të tjerë.

Titulli i ekspozitës vjen nga libri i historianit Benedict Anderson, ku ai definon nacionalizmin dhe nacionalitetin si produkte kulturore të një komuniteti politik imagjinar, anëtarët e së cilës kanë një besim të fuqishëm edhe pse nuk shihen shumë fizikisht. Muja mbetet një ndër artistët më me zë aktualisht në Kosovë, por edhe jashtë saj. Po ashtu, Adrian Paci, artisti nga Shqipëria por që jeton në Itali prej disa kohësh.

Disa nga ekspozitat e tij janë: “In the Gorges of the Balkans” kuruar nga René Block në Kunsthalle Fridericianum, Kasel, Gjermani (2003); “New Video, New Europe” kuruar nga Hamza Walker në Tate Modern, Londër.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!