Emisioni Rreze Dielli vazhdon edicionin me një prezantuese të re. Krah Zonjës Vjollca telespektatorët do të shohin tani çdo mëngjes në Report TV Katerina Trungun.
Po çfarë ka ndodhur me dy ish-moderatorët e tjerë të emisionit të mëngjesit? Përgjegjësit e televizionit shpjegojnë se Alban Musa është larguar për shkelje të rënda ndaj masave higjenike të vendosura në televizion pas shpërthimit të epidemisë së Covid 19. Që nga ditët e para të epidemisë Report TV vendosi rregulla sjelljeje sipas standarteve sanitare të aplikuara në të gjithë Europën, për të garantuar shëndetin e gazetarëve, kameramanëve dhe personelit që vazhdojnë punën në televizion (si ruajtja e distancës së sigurisë, përdorimi i maskave gjatë qëndrimit të redaksi, dizinfektimi i duarve). Thyerja e këtyre rregullave nga ana e Alban Musës dhe refuzimi i verejtjes nga ana e tij, vuri para rrezikut shëndetin e stafit të pranishëm në Rreze Dielli dhe të gjithë televizionit, shpjegojnë përgjegjësit e ReportTV.
Ndërsa moderatorja tjetër Suada Daci, të cilës iu dha mundësia të punonte për herë të parë para telekamerave, u zëvendësua me një profesioniste në këtë fushë, me eksperiencë të gjatë në drejtimin e emisioneve. Daci largohet pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale dhe të rregullave të punës në grup. Të intervistuar nga disa media, Alban Musa dhe Suada Daci e kanë argumentuar largimin e tyre ndryshe: I pari e ka shpjeguar si: “nevojë për të mbrojtur dinjitetin”, e dyta: “se puna ishte kthyer në detyrë shtëpie”. Tani zbulohet se realiteti ishte komplet tjetër.
Ndryshe nga media të tjera, ReportTV është impenjuar duke paguar plotësisht rrogat e personelit në këtë kohë krize dhe duke mos larguar askënd. “Por shëndeti i punonjësve dhe respektimi i profesionalizmit, janë dy aspekte akoma dhe më shumë të rëndësishme në kohë të vështirë, prandaj secili duhet të jetë i përgjegjshëm që të kryejë mirë misionin e tij”, deklaruan drejtuesit e televizionit.
Drejtuesit e emisionit përfitojnë nga rasti t’i urojnë drejtueses së emisionit Katerina Trungu dhe Zonjës Vjollca suksese të mëtejshme.
Shyqyr qe e hoqet ate gocen, pale e zhvillonte emisionin sikur ishte ne dhomen e saj e fliste me shoqet e saj.
PërgjigjuKjo eshte e turpshme per nje gazetar
PërgjigjuKa reufuzu verjetjen gomari se ate biben qe e zente gjumi ne emision nuk e konsideroj fare. Vini mend Report kur nxirrni ne ekran amatore sikur gazetaret e mire jane shuar
PërgjigjuVetem largim nga puna?! Nuk mban pergjegjesi nese e ka bere me qellim refuzimin e respektimit te masave? Ceshte ky injorant!!!! Ne qahemi per fashataret dhe te paditurit, keta mes gjithe te mirave bejne si cuba
Përgjigjupo dhe ky fshatar dhe i paditur eshte a derman ....
Alban Musa dihet qe eshte budalla,por ju,si tv, ishit me budalla se ai, sepse e mbanit ne pune.
PërgjigjuKu i kishit gjetur keto viktima.Suksese zonja Vjollca dhe shyqyr qe e hoqet ate llafazan
PërgjigjuMire ja bote nje injorant i padurushem
PërgjigjuNje rrote mulliri