Alban Ramosaj ndalohet nga blogerja turke, këngëtari e mahnit me zërin e tij! Këndon në mes të Stambollit (VIDEO)

Teksa po shijonte udhëtimin në Stamboll, këngëtari Alban Ramosaj është ndaluar nga një blogere e njohur turke, e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.

“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.

Ozlem Ozdemir i kërkoi Albanit që t'i këndojë për të, ndërsa këngëtari shqiptar zgjodhi këngën e Ëhitney Houston, “I Will Always Love You”.

Blogerja turke e komplimenton artistin shqiptar, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor, ndërsa i kërkoi që ta mësojë të këndojë pjesën e vështirë të këngës.

“Por, ti sapo e bëre”, tha Albani.

Alban Ramosaj e ka nisur vitin 2022 duke shijuar suksesin e këngës “Theje”, ku edhe pse u rendit i dyti në festivalin e dhjetorit në RTSH, kënga pati një pëlqyeshmëri të madhe.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja