Alban Skënderaj do të dhurojë dhe do të marrë edhe një herë tjetër emocione pranë publikut, por tashmë atij të Kosovës me Koncertin e tij recital “Tingujt e ditarit tim”.  

“Jam teper i lumtur dhe serish i emocionuar per rishfaqjen e Koncertit recital "Tingujt e Ditarit Tim".

Eventi qe per 3 nete rradhazi ne Tirane me dhuroi nje magji te paprovuar me pare, kete here do te shfaqet ne Kosove ne qytetin me histori patriotike dhe kulturore mbare kombetare, Gjakove.

Ndihem i nderuar qe si date e koncertit eshte zgjedhur dita e Pavaresise se Kosoves, 17 Shkurt.

alban skenderaj

Me kete rast do te ndajme sebashku gezimin kulmor te nje dite te shenuar ku muzika dhe vlerat kombetare do te shkrihen ne njera tjetren dhe do ti percillen ne menyre te mirfillte dhe me nje cilesi te larte nje publiku me te vertete artdashes.

Arti eshte nje force e madhe mobilizuese qe i bashkon njerezit drejt arritjeve dhe synimeve te metejshme.”

– Kështu ka shkruar këngëtari në faqen e tij zyrtare Instagram duke falenderuar midis të tjerash ata që e ndihmuan për këtë ditë të veçantë.
 Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)