Efektivi i policisë, Alban Trimi, arrestuar 3 javë më parë pas vrasjes së Elton Çiços në bllok nën akuzën e pengimit për të zbardhur të vërtetën e krimit do të qëndrojë në burg.
Ka qenë ky vendimi i gjykatës së apelit këtë të hënë ku vendosi të rrëzojë kërkesën e trimit për lirim nga qelia.
Trimi u prangos pas vrasjes së Çiços së bashku me mjekun Redjan Rraja ku të dy këta ishin në shoqërin e Çiços në lokalin ku ai u ekzekutua.
Për këtë krim policia ka identifikuar autorët dhe prej 10 ditësh është në kërkim të Jani Aliajt dhe Renato Milloshit si persona të përfshirë direkt në vrasjen e Çiços mbrëmjen e 1 Majit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com