Albana Osmani do të rikthehet në ekran. Ajo ka prezantuar emisione të ndryshme, ndërsa kulmin e pati me Big Brother Fun Club. Ndonëse do të nisë edicioni i dytë i BB Vip, Albana Osmani nuk do të kthehet më në shtëpinë e vjetër.
Në rrjet qarkullon se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantueset e kampionatit botëror në RTSH.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Osmani, por nuk është hera e parë që do të jetë pjesë e një program sportive.