Pas pjesëmarrjes në Big Brother “Fan’s Club”, prezantuesja Albana Osmani do të marrë pjesë në një tjetër realit show. Këtë herë ajo do të jetë prezantuesja kryesore e realit show “Vip Shpija”, që do të nis më 22 nëntor në Kosovë. E kontaktuar nga “THASH&THEM”, Osmani është shprehur se kjo është një eksperiencë mjaft e veçantë për të dhe se nuk ka hezituar të pranojë ftesën për të marrë pjesë. Gjithashtu ajo është shprehur se ky program do të transmetohet në një kanal të ri në Digit Alb. “Vip Shpija” do të jetë këtë vit disa nga personazhet shqiptar të njohur si Zhaku, e cila hoqi dorë nga “Kënga Magjike për të qenë pjesë e tij, Enver Petrovci i cili ka qenë fitues në një nga edicionet e “Dancing With The Stars”, Ronela Hajati, Shkëndije Mujaj, Adelina Tahiri etj.

Su/ Shqiptarja.com