Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë mbajti në Tiranë konferencën “Beso te gratë” në 25 vjetorin e krijimit të forumit politik të gruas në Partinë Demokratike “1991-2016”. Kryetarja e LDGSH-së, deputetja Albana Vokshi deklaroi se sot pas 25 vjetësh vendi rrezikon të kthehet në diktaturë dhe se qeveria po bën pakte fatale me mafian për të shkatërruar rendin demokratik në Shqipëri.

Sot, pas 25 vjetësh, perspektiva e vetme që po ofrohet nga pushteti për shqiptarët, por më së shumti për gratë është trekëndëshi: Plehra, Drogë dhe Prostitucion, varfëri dhe azilim. Sot të gjithë treguesit realë të Barazisë Gjinore janë përkeqësuar. Nuk po flasim për numrat e ministreve, deputeteve, drejtoreshave që qartësisht nuk kanë sjellë politika mbështetëse për rritjen e mirëqenies të grave. Po flasim për gratë dhe vajzat që shfrytëzohen në punë të zezë, po flasim për gratë dhe vajzat që nuk kanë punë, nuk kanë të ardhura për të mbajtur veten dhe familjen. Vetëm para disa ditësh drejtoresha e lajmeve të një TV u pushua nga puna me porosi të Kryetarit të bashkisë vetëm për shkak të një investigimi që publikoi të dhëna tronditëse se fëmijë, gratë dhe vajza shfrytëzoheshin për punë të rënda në mes të ditës, në mes të Tiranës. Zgjedhjet 2017-ës nuk kanë asnjë garanci zgjedhore. Propozimet e PD për reformën qëllimisht po vonohen. Sepse maxhoranca ka menduar për një “fenomen Dibror” të multiplikuar në zgjedhjet e ardhshme duke përdorur madje edhe kryetarët e Këshillave Bashkiake për të shpërndarë para “derë më derë”, apo duke shpërdoruar ndihmën ekonomike për të blerë vota!!! Ndaj reforma zgjedhore është emergjencë! Ndaj edhe ne duhet të kemi zërin tonë dhe rolin tonë në këtë reformë!!! Sot është koha që të reagojmë! Është koha për një revolucion shoqëror dhe gratë duhet të ndihmojnë që të marrë jetë kjo lëvizje për ta kthyer pushtetin nga mafia te qytetarët", deklaroi Kryetarja e LDGSH-së, Deputetja Albana Vokshi.
 
Në forumin e Lidhjes Demokratike të gruas së Shqipërisë referuan deputetë, kryetare bashkie, këshilltare bashkiake, përfaqësues  të organizatave politike, pedagoge, sipërmarrëse dhe aktivistet e te drejtave të grave.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com