Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në Tiranë, Albana Vokshi ishte tek Bulevardi i ri, ku takua me disa banorë.
“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë rritur dyfishuar, ujin,dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijne edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”- u shprehën banorët.
Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim, ndërkohë që gjendja është katastrofale.
"Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë, kush i merr? Tiranasit kanë nevojë për nje qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Ne daten 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet duhet të votojnë për ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre për alternativën për ndryshim"- tha Albana Vokshi