Në cilësinë e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi thotë se strukturat drejtuese dhe Kryesia e re u zgjodh përmes një gare të fortë dhe një procedure strikte transparente.
Albana Vokshi vë në dukje se në këto zgjedhje është respektuar kuota gjinore për përfaqësimin me 30 përqind të grave dhe vajzave në kryesinë e PDSH.
Përmes deklaratës së saj në Facebook ajo thumboi edhe Kreun e Partisë Sociliste duke thënë: Rama ka zhdukur garën në PS, e ka privatizuar atë duke e shndërruar në strehën politike të kriminelëve dhe hajdutëve.
Vokshi vazhdon më tej duke krahasuar Partinë Demokratike me atë Socialiste, e Bashën me Ramën: Kolegët dhe socialistët e ndershëm, me të drejtë, ankohen se Rama ka shuar çdo zë kritik, ndërsa në PD ndodh e kundërta. Basha ka garantuar mendimin e lirë dhe hapësirën për këdo.
Në PD forumet drejtuese i zgjedh anëtarësia, nuk i emëron Kryetari!
O Pantera e Bardhe e PD na bere per te qeshur....Zgjedhjet e juaja behen me liste paraprake disa dite me pare per te votuar sipas urdherit te "Kryetarit"....dhe koha e tregoi se kush u zgjodh...
Përgjigju