Nga 14 vende të ndryshme të botës, 1000 motoristë në Shijak i bëri bashkë 'Albania Bikers'

Albania Bikers” ka mbledhur në qytetin e Shijakut mbi 1000 motoristë, të cilët kanë ardhur nga 14 vende të ndryshme të botës.

Eventi u organizua nga shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak, ku përpos itenerarit të motoçiklistëve, i cili do të nisi nga qendra e qytetit të Shijakut, më pas do t’i drejtohet zonës së Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Ky është i treti vit radhazi që organizohet ky event, ku Bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është pritur në këtë qytet.

Më tej, aktiviteti do të vazhdojë me një koncert Rock n’ Roll me këngëtarë të ftuar si: Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët do të rimbledhin të gjithë bashkë motoçiklistët në një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion