Albanian Airlines: Rinisim
fluturimet. Aviacioni: Jo

Albanian Airlines: Rinisim<br />fluturimet. Aviacioni: Jo
Vazhdon “beteja” mediatike mes kompanisë ajrore me flamurin shqiptar Albanian Airlines dhe Autoritetit të Aviacionit Civil pas heqjes së licensës që ky I fundit I bëri kompanisë ajrore.

Ndërsa Albanian Airlines insiston duke deklaruar se ka respektuar të gjitha rregullat që kërkon shteti shqiptar dhe KE dhe se heqja e licensës bëhet për të favorizuar kompaninë tjetër shqiptare Bellair, Autoriteti i Aviacionit Civil deklaron se nuk ka kthim prapa dhe se “mbetet i vendosur të ushtrojë rigorozisht detyrën dhe funksionet e tij si dhe të kërkojë po rigorozisht respektimin e kritereve dhe standardeve të ICAO-s dhe EASA-s nga të dy këta operatorë që përdorin avionë që janë pjesë e Regjistrit Aeronautik Shqiptar”

Me një deklaratë të shpërndarë sot në mbrëmje përfaqësuesit e Albanian Airlines deklarojnë se do të rinisin fluturimet:

“...Njoftojmë opinionin publik se në respekt të ligjit, të kodit të procedurave administrative, konkretisht të nenit 138 të tij me qëllim që kjo situatë e kundraligjshme të mos dëmtojë interest ekonomike dhe ato të imazhit të shoqërisë, interest e shtetit si taksambledhës dhe rregullator, por mbi të gjitha, interest e publikut, të pasagjerëve dhe partnerëve të kompanisë Albanian Airlines, me depozitimin e ankimit tek ministrit I Trasporteve, akti administrativ “vendimi I autoritetit të Aviacionit Civil dërguar me shkresën 1464, datë 10.11.2011 për revokimin e rinovimit 25 të certfikatës së operatorit ajror, për shoqërinë Albanian Airlines i pezullon efektet e tij dhe kompania do të vazhdojë menjëherë aktivitetin normal me fluturimet e përcaktuara për të cilat pasagjerët kanë prerë biletat.
Kompania Albanian dhe njëherë i kërkon ndjesë të gjithë pasagjerëve të cilëve u është anulluar fluturimi I datës 11.11.2011, edhe pse kjo situatë e pakëndëshme dhe e padrejtë nuk ka ardhur për faj të saj”. Thuhet në komunikatën e shpërndarë në mbrëmje.

Ndërsa Aviacioni Civil:

“Ndërhyrja e Autoritetit të Aviacionit Civil bëhet në ushtrim të funksionit dhe detyrimeve që ka ky autoritet, në përputhje me standartet e ICAO-s, për të mbikqyrur mbarëvajtjen e avionëve që bëjnë pjesë në Regjistrin Aeronautik të Republikës së Shqipërisë. Duke ruajtur si prioritet kryesor sigurinë ajrore dhe interesin më të mirë të pasagjerëve me të dy operatorët ajrorë të licensuar prej tij,

Autoriteti i Aviacionit Civil ka tërhequr dje (datë 10.11.2011) certifikatën e Operimit Ajror të Operatorit “Albanian Airlines” (AL-065) si dhe ka pezulluar ARC (Certifikatën e Rinovuar të Vlefshmërisë Ajrore) të një aeroplani të kompanisë “Belle Air” me shenjë regjistrimi (ZA-ARD). Ky avion si dhe tre avionët që bënin pjesë në Certifikatën e Operimit Ajror (AOC) të operatorit “Albanian Airlines” ishin pjesë e Regjistrit Aeronautik të Republikës së Shqipërisë.
Ndërhyrja e Autoritetit të Aviacionit Civil bëhet në ushtrim të funksionit dhe detyrimeve që ka ky autoritet, në përputhje me standartet e ICAO-s, për të mbikqyrur mbarëvajtjen e avionëve që bëjnë pjesë në Regjistrin Aeronautik të Republikës së Shqipërisë. Duke ruajtur si prioritet kryesor sigurinë ajrore dhe interesin më të mirë të pasagjerëve me të dy operatorët ajrorë të licensuar prej tij, Autoriteti i Aviacionit Civil mbetet i vendosur të ushtrojë rigorozisht detyrën dhe funksionet e tij si dhe të kërkojë po rigorozisht respektimin e kritereve dhe standardeve të ICAO-s dhe EASA-s nga të dy këta operatorë që përdorin avionë që janë pjesë e Regjistrit Aeronautik Shqiptar.
Ky vendim ju komunikua edhe “Komitetit të Sigurise Ajrore” pranë KE-së.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar