Albanian University festoi 20 vite kontribut në arsim! 1400 studentë festuan diplomimin në një mbrëmje gala në Pallatin e Kongreseve

Mbi 1400 studentë të Albanian University, kulmuan rrugëtimin e tyre drejt formësimit akademik dhe profesional me një cemoni madhështore diplomimi në Pallatin e Kongreseve. Po aq moment i veçantë sa për studentët ishte edhe për Universitetin, i cili feston 20 vjetorin e krijimit.

Me hedhjen tradicionale të kapeleve të kaltra, mbi 1400 studentë të ciklit bachelor dhe master, të tre fakulteteve të Albanian University, kulmuan rrugëtimin e tyre akademik me cremoninë e diplomimit.

Me një festë mjaftë emocionuese, nw Pallatin e Kongreseve, në praninë e petagogëve dhe familjarëve, ata festuan mbylljen e një etape mjaft të rëndësishme për ta dhe nisjen e një rrugëtimi të ri, atë të karrierës.

Vlerat e kësaj ceremonie diplomimi u shumëfishuan, për faktin se përkon me 20-vjetorin e themelimit nga zoti Astrit Veliaj të “Albanian University”, suksesi dhe vlerat e së cilit dëshmohen me 39 programe studimi, 4000 studentët aktualë në auditorë dhe mbi 33000 studentë të regjistruar ndër vite.

“Gjatë këtij viti akademik Albanian University mbushi 20 vjet nga themelimi, 20 vite punë e përpjekje për t’ia dalë! Ne jemi institucioni arsimor privat më i madh në vend me 5500 studentë, me mbi 1000 të punësuar staf akademik dhe punonjës të përkushtuar për të dhënë një arsim cilësor”, u shpreh themeluesi i Albanian University. 

Veliaj kishte dhe një mesazh për të gjithë studentët e diplomuar.

“Të nderuar studentë që diplomoheni sot, ju nisni rrugëtimin e jetës,  ju realizuat një ëndërr, shkollimin tuaj, por vazhdoni të ëndërroni për profesionin tuaj, karrierën dhe perspektivën tuaj. Një pjesë prej jush presin për tu larguar jashtë vendit për tu punësuar apo vazhduar studimet. Vendi ka nevojë për të gjithë ju, ti shërbeni vendit tuaj. Kudo që të shkoni ktheni kokën mbrapa te atdheu Juaj ku keni lindur, jetuar, shkolluar, kudo që të shkoni do t’ju shoqëroj jehona e të parëve Tuaj”, tha Veliu.

Hallkë e rëndësishme e këtij Universiteti janë pa dyshim dhe stafi i kualifikuar akademik, mes të cilëve rektori Pavllo Kongo dhe profesor, Myftar Barbullushi.

Mes qindra të diplomuarve ishte edhe studenti “Fizeoterapisë” Hermes Rizvanolli, i cili e nisi këtë fakultet për një lajkmotiv mjaft të veçantë, por që ju bë më i lehtë falë mbështetjes së politikave sociale të Albanian University.

“Para 3 vitesh humba babain si pasojë e disa patologjive që ju shfaqën brenda pak ditësh krejt papritur. Nga ana tjetër, mamaja ime vuante nga parkinsoni prej 20 vitesh. Gjatë gjithë kësaj kohe më është dashur të ndjek studimet, ti shërbej mamit 24 orë non-stop dhe të bëja çdo punë shtëpie pa pasur alternativa ndihmuese.

 Përpos këtyre sprovave, përsëri ia dilja që të isha ndër studentët më të mirë dhe më të rregullt në ALBANIAN UNIVERSITY, por kjo nuk do të ishte e mundur, pa mbështetjen e politikave sociale të Albanian University, prej te cilave, arrita të përfitoj dhe një reduktim të tarifës së studimeve”, tha Hermesi.

Në këtë mbrëmje të veçantë studentëve me rezultate të arta ju akorduan edhe medalje ari.

Albanian University përbëhet nga tre fakultete, ai i Shkencave Mjekësore, Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike dhe i Shkencave Shoqëror.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen