AlbChrome - Njoftim Pune 

Albchrom


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.
 
Pozicioni: Menaxher/e Blerjesh
Departmenti: Departamenti i Prokurimeve
Vendodhja:  Zyrat Qendrore Tirane
 
            Përmbledhja e Pozicionit:  Menaxheri i Blerjeve është përgjegjës për ekzekutimin e blerjeve dhe porosive në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm dhe me saktësi maksimale.
 
Detyra dhe Përgjegjësi: Menaxheri/ja i/e Blerjeve punon pranë zyrave qëndrore nën supervizimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Prokurimeve, dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen këto detyra:
 
  1. Përgjegjës direkt për furnizimin e Minieres se Kromit Bulqize;
  2. Protokollimi i blerjeve në kohë dhe me saktësi;
  3. Përpilimi i grafikut të blerjeve, monitorimi i progresit dhe hartimi i një plani të rifreskuar;
  4. Kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes, si dhe emrin dhe historine e furnitorit;
  5. Analizimi i çmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe ç’do të dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mire;
  6. Negocion, rinegocion dhe administron kontratat me furnitorët, vendorët dhe përfaqësues të tjerë;
  7. Monitoron ngarkesat për t’u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë, dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;
  8. Komunikon statusin e porosive me ndihmën e Minierës për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;
  9. Lokalizon furnitorët e materialeve/pajisjeve dhe i interviston ata për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;
  10. Ndihmon në kontrollimin e buxhetit të departamentit të blerjeve;
  11. Ndihmon në hartimin dhe rishikimin e neneve të kontratave të porosive të blerjeve, në përshtatje me politikat e kompanisë;
  12. Mbikqyr dhe analizon tregun dhe sistemet e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërine e materialeve/pajisjeve aktualisht dhe në të ardhmen;
  13. Zhvillon dhe zbaton udhëzime Përgjegjësit të Departamentit, Politikat dhe Procedurat e Shoqërisë;
  14. Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët dhe nënkontraktorët;
  15. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm.
 
 
 
 
 
Kërkesat:       
 
  • Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Prokurime dhe/ose Marketing.
  • Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;
 
Aftesi të tjera:
·         Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
·         Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
·         Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
·         Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
·         Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
·         Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
·         Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
·         Ndjenjë Përgjegjësie;
·         Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
·         Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
·         Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.
 
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
 
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
  1. Me e-mail: [email protected]
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
 
             Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania  
 
Afati i dorëzimit: 01.07.2016
 
 
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!