Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot dy zëvendësministra serbë. Nenad Stanojeviç u emërua zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviç u emërua zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kurti i uroi për detyrën, ndërsa në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Pak ditë më parë, Kurti ka emëruar si ministër për Komunitete dhe Kthim, politikanin serb, Nenad Rashiç. Emërimi i tij erdhi si pasojë e dorëheqjes së Goran Rakiçit nga ky dikaster, që solli edhe tensionet në veri të Kosovës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 15/01/2023 01:05

    Digju kallu armiku im, Vucicit po i ngecet në fyt, kurse vllau i tij shqipfolës as edhe një fjalë nga goja nuk e nxjerrë ….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!