Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se edhe tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka asnjë lëvizje sa i përket korrigjimit sipas raportit të Shpejtim Bulliqit.
Kurti në një konferencë për media tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka heshtur këtë çështje dhe nuk po lëviz asgjë në këtë drejtim, ndonëse sipas Kurtit jo pak deputetë janë mashtruar nga premtimi se çështja e Demarkacionit do të korrigjohet.Lideri i VV tha se:
Kosova ndodhet në një situatë ku nuk mund të ketë demokraci, pasi ka qeveri të pakicës. Numri i partive në koalicionin qeverisës është dyfish më i madh se i deputetëve të partisë së kryeministrit.
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Kurti tha se kanë kërkuar dorëheqjen e Haradinajt, i cili sipas tij çdo javë bën ndonjë skandal. Lideri i VV-së kërkoi nga Haradinaj që ta testojë në Kuvend qeverinë e tij me votëbesim. Lideri i VV tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe të lira, pasi nuk mund të funksionojë me një qeveri të pakicës.
Tentimi yt per te bere lider partiak e kombetar, ngjashem me tenti0met e Agim Veliu,Lutfes,V,Osmanit e me vone edhe Hotit e Abdixhikut, me pasues kryetaret e komunave ne Peje bile edhe ne Lypjan.Jane vetem tentime inatesh e zilish ndaj Hashim Thaçit, I cili qe perj fillimit kur ishte student e deri tash ne krye te shtetit, u fomua lider per dekada vitesh,Lideri, mire ju tha I,Deda, nuk krjohet per nje vit e dy e as pe nje dekade te zhvillimeve normale,por per shume vjet e mbi nje dekade.si Hashimi, t e cilin nga mosdurimi primitiv disa tentues lider, thone,pa njiohur as kushtetute e as parime politike, Kyatari i shtetit nuk paska autorzim te perfaqesoje shtetin e Tija,Kjo ehste anomalia me primitive e nje opozite urrejtese deri ne mosdurim nga mosnjohja e urrejtja.Vertet kete banalitet e degjojme tash sa kohe nga disa pretendent per lider.
Përgjigju