Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen më 16 tetor në Tiranë! Do jetë pjesë e samitit të Berlinit

Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen më 16 tetor në Tiranë! Do jetë pjesë e samitit të Berlinit

Albin Kurti

Ka marrë përgjigje finale dilema e fundit nëse në Tiranë do të ishte Albin Kurti apo Vjosa Osmani, për Samitin e Procesit të Berlinit. Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Berlinit në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, do të i përgjigjet pozitivisht festës, por Albin Kurti, e ka të vendosur që të ngre çështjen e sulmit terrorist në veri, më 24 shtator dhe gjithë asaj çka ka pasur në vijim. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, për “Kosova Press”.

Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana. Përgatitjet për këtë samit po vijojnë. 

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë