Albin Kurti: Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë luftën e Kosovës! Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake

Albin Kurti: Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë luftën e Kosovës! Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake

Gjatë takimit me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës “SEMA”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu keqardhje për të dhënat rreth krimeve të dhunës seksuale të raportuara në Ukrainë.

“Raportet tregojnë se Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se kjo na kujton “luftën tonë të viteve 1998-1999 në Kosovë, dhe siç ndodhi këtu, dhe në të gjitha luftërat e tjera, numri i të mbijetuarve ka gjasa të jetë shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare, sepse krimet seksuale shpesh nuk raportohen, për shkak të stigmës që i rrethon”.

Përfaqësuesit e rrjetit SEMA, Iryna Dovgan dhe Volodymyr Shcherbachenko nga Ukraina, si dhe Pilar Rueda dhe Angela Maria Escobar nga Kolumbia, shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe mundësinë për të shkëmbyer përvojat lidhur me dokumentimin dhe drejtësinë për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës po punon ngushtë me institucionet si dhe organizatat e shoqërisë civile, në procese të drejtësisë tranzicionale gjithëpërfshirëse, të përqendruara te viktimat dhe me ndjeshmëri gjinore, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Ai po  ashtu përmendi  punën e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që u mundëson të mbijetuarve të aplikojnë për njohjen e statusit, e që garanton trajtim të sigurt të informacionit dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa