Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ia ka refuzuar kërkesën për vizë liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, bëjnë të ditur burime të “KosovaOnline”.

Kurti ditë më parë kishte aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane me qëllim të vizitës në SHBA, por ajo i është refuzuar, ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura.

Burimet në fjalë nuk kanë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike.

Lideri i Vetëvendosjes në disa raste ka pasur përplasje verbale nga distanca me diplomatin amerikan Kristofer Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në “punët e brendshme të Kosovës”.