TIRANE- Nuk është e thënë që të kenë të sosur lajmet dhe dokumentet për financimin nga buxheti i shtetit të kompanisë mediatike të Tv Klan të Aleksandër Frangajt. Kështu gazeta “Shqiptarja.com” edhe për ditën e sotme vijon të botojë të dhëna konkrete dhe të dokumentuara nga skandali i financimeve prej kompanisë shtetërore Albpetrol, në buzë të falimentit për kompaninë mediatike të Aleksandër Frangajt. Këtë herë bëhet fjalë për 100 milionë lekë që jepen për spektaklin e fëmjëve “Gjeniu i vogël”. Njësoj si kontratat e tjera, edhe kjo mban firmën e pronarit, Aleksandër Frangaj.
Ky i fundit i kërkon Albpetrolit një shumë prej 150 milionë lekësh. Administratori i Albpetrol, Ferdinand Murati ia dërgon kërkesën për sponsorizim Këshillit Mbikëqyrës të kësaj kompanie. Shkresa mban datën 19 prill 2013, vetëm pak përpara zgjedhjeve. Pak ditë më vonë, më 25 prill, Këshilli Mbikëqyrës i kthen përgjigje pozitive, duke miratuar një fond prej 100 milionë lekësh të vjetra, ndryshe nga kërkesa për 150 milionë. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës mban firmën e Suzana Guxhollit si kryetare dhe të tre anëtarëve, Ibrahim Hastopalli, Shkëlqim Kërluku dhe Sadik Domi. Dy anëtarët e tjerë, Elvi Fundo nuk ka firmë, kurse Ilir Meçe shprehet se nuk është dakord, duke e konlokuar disi këtë kontratë, e cila gjithsesi tregon qartë se sa i predispozuar ka qënë qeverisja e Berishës ndaj botuesit të TV Klan Frangaj për të sponsorizuar çdo aktivitet të tij me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Kështu, pasi i hapet rruga këtij sponsorizimi, një muaj më vonë nënshkruhet kontrata e sponsorizimit mes Aleksandër Frangajt dhe administratorit të Albpetrol. Vetëm një ditë më parë gazeta botoi një kontratë tjetër 100 mijë dollarëshe mes ish-drejtorit të Albpetrolit Ferdinand Murati dhe drejtorit të TV Klan Aleksandër Frangaj me arsyetimin për të mbështetur një aktivitet i cili ka të bëjë me Maratonën e Këngës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Nga të gjitha burimet e besueshme të cilat disponojmë ne si gazetë, por dhe nga të gjitha vëzhgimet e bëra mësohet se deri më sot s’ rezulton që Maratona e Këngës të jetë zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48