Albpetrol jep 200 puse
nafte para privatizimit

Albpetrol jep 200 puse <br />nafte para privatizimit
"Transoil Group", një kompani zvicerane, do të nisë javën e ardhshme investimin prej 20 milionë USD në vendburimin naftëmbajtës të Visokës për vlerësimin dhe prodhimin e naftës, sipas një marrëveshjeje hidrokarbure të arritur më parë me shtetin shqiptar dhe planifikon të nxjerrë sivjet rreth 955 mijë fuçi naftë.

Burime zyrtare të AKBN-së (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) thanë se po bëhet kalimi i rreth 200 puseve të naftës dhe aseteve të tyre në Visokë nga kompania publike "Albpetrol", tek "Transoil group". Në vitin e parë të punës parashikon investimin deri në 20 milionë dollarë dhe nxjerrjen e 954.493 fuçive naftë, ndërsa ka paraqitur në AKBN edhe një plan afatgjatë.

"Transoil group" është pasuese e "IEC Visoka" dhe kryen operacione në fushën e hidrokarbureve për vlerësimin dhe prodhimin e naftës bruto në Visokë, një vendburim 13 km larg Fierit e hapur në vitin 1963 për nxjerrje nafte. Kompania ka aktivitet në Bjellorusi dhe Rusi, ndërkohë që në vendin tonë përfaqësohet nga avokati Shefqet Dizdari.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet