Albpetrol, miratohet shitja
opozita votoi kundër | 

Albpetrol, miratohet shitja<br />opozita votoi kundër | 
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot me votat e maxhorancës pr/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë "Albpetrol" sh.a. Patos". Opozita ne komisionin e ligjeve votoi kundër.

Të majtët ngritën pikëpyetje edhe për kohen e zgjedhur për privatizimin e kompanisë më të madhe shtetërore të naftës, duke iu referuar krizës globale. Madje deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se ky privatizim nuk është transparent.

Por përfaqësuesi i ministrisë se Ekonomisë, megjithëse nuk ishte në gjendje të thoshte një vlerë paraprake të "Albpetrol", u shpreh se shteti shqiptar do te përfitonte mjaftueshëm nga kjo shitje.

Ne projektligj është parashikuar qe një kompani strategjike te blejë kompaninë "Albpetrol". Nga paratë e shitjes do te paguhen veç detyrimeve te punonjësve qe shkurtohen, edhe shpenzimet për tenderin e për kompaninë e konsulencës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online